Home / Aktuale / Jo toponimeve në gjuhën greke, para atyre në gjuhën Shqipe në jugun e Shqipërisë administrative

Jo toponimeve në gjuhën greke, para atyre në gjuhën Shqipe në jugun e Shqipërisë administrative

Në një deklaratë politike nga kryetari i Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” iu bënë thirrje të gjitha partive e organizatave, sidomos atyre që thirren në emër të Çamërisë, që ta pengojnë me çdo kusht e mjet helenizimin e jugut të Shqipërisë së sotshme.

Sipas “Kastriotëve të Dardanisë”, atdhetarët e kanë një javë afat që t’i riformulojnë qëndrimet e veta dhe të veprojnë me mënyra paqësore për mbrojtjen e interesave të vendit, e kjo vlenë sidomos që të largohen të gjitha ato mbishkrime në gjuhën greke që janë të vendosura para gjuhës Shqipe nëpër tabela në gjithë jugun e Shqipërisë.

Veprimet e tilla nuk janë kurrsesi të drejtuara kundër minoritetit grek dhe interesave të tij, por kundër shovinizmit dhe pretendimeve territoriale të Greqisë ndaj asaj pjese të vendit. Në këtë deklaratë thuhet që vetëm pasi të lejohen mbishkrimet në Gjuhën Shqipe në Çamëri, tek pastaj do të lejohen në zonat ku banon i ashtuquajtur “minoriteti grek” edhe mbishkrimet në gjuhën greke.

“Nëse jeni bijë të Gjergj Kastriotit e Adem Jasharit, bëhuni gati për ta mbrojtur paqësisht vendin që nuk e mbrojnë udhëheqësit tanë të shpifur”, thuhet në atë deklaratë të nënshkruar nga z. Kastriot Berishaj.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *