Home / Aktuale / “Kastriotët e Dardanisë”: Jemi me Policinë, Ushtrinë dhe popullin shqiptar, por kundër të gjithë kriminelëve të klasës politike

“Kastriotët e Dardanisë”: Jemi me Policinë, Ushtrinë dhe popullin shqiptar, por kundër të gjithë kriminelëve të klasës politike

Iniciativa Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” i’u bënë thirrje shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë administrative për maturi, përgjegjësi dhe gjakftohtësi. Fatkeqësisht, klasa politike dhe krerët e shtetit shqiptar nuk janë asgjë tjetër veçse investim i shërbimeve sekrete të armiqve tanë.

“Kastriotët e Dardanisë” janë me Kastriotët e Shqipërisë, por vetëm në rrugën juridike për jetësimin e aspiratave kombëtare për Shqipëri të Bashkuar, në rrugën hyjnore për parandalimin e gjenocidit të heshtur të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet arbërore dhe krijimit të tregut mbarëkombëtar për zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

“Kastriotët e Dardanisë” vlerësojnë se beteja e faqezinjëve për pushtet nuk është asgjë tjetër veçse tentativa e fundit e kriminelëve të politikës para ngordhjës së tyre përfundimtare. Shqiptarët nuk kanë plumba, gaz e barut kundër vëllezërve dhe motrave tona të organeve të sigurisë. Jemi me Policinë, Ushtrinë dhe me Nënën Shqipëri ! Kurrsesi nuk pajtohemi me politikat antishqiptare të Edi Ramës, Ilir Janullatos Metës, por njëkohësisht nuk pajtohemi as me faqezinjtë e greko-serbve; Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin për të djegur Shqipërinë !

Kastriot Berishaj
Kryetar
Iniciativa Qytetare “Kastriotët e Dardanisë”

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *