Home / Aktuale / Bushati sulmon Ramën: Si mund të krahasosh Kosovës me Greqinë …

Bushati sulmon Ramën: Si mund të krahasosh Kosovës me Greqinë …

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një koment të publikuar në gazetën gazetën ‘Koha Ditore’ në Prishtinë, i rikthehet sërish çështjes së diskutimeve për korrigjimin e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimi është si përgjigje ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama se diskutimi për kufijtë, që mund të bëjë Kosova me Serbinë, është njësoj si diskutimi për kufijtë që bën Shqipëria me Greqinë apo si diskutimet që ka bërë Kosova me Malin e Zi për demarkacionin.

‘Çdo proces, që mund të jetë i natyrshëm për sa i përket demarkimit të kufijve (siç ishte rasti me Malin e Zi), mund të bëhet vetëm pasi dy shtetet të njohin njëra-tjetrën dhe të pranojnë që të zbatojnë disa rregulla detyruese të së drejtës ndërkombëtare,’ shkruan Bushati.

Më i ashpër tregohet ai kur bie fjala tek krahasimi i Ramës në Vizion Plus i diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë me ato mes Shqipërisë dhe Greqisë.

‘Henry Kissinger, në librin e tij ‘Rendi Botëror’, shpjegon se nuk duhet të ngatërrojmë dijen me përmbytjet informative e për më tepër me urtësinë. Dija kërkon fakte të verifikueshme që vijnë nga shembujt e praktikës. Urtësia kërkon eksperiencë dhe gjykim të kthjellët. Këshilla e Kissinger-it na ndihmon për t’i dhënë përgjigje edhe spekulimit për të barazuar mosmarrëveshjet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë me ato mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria dhe Greqia janë të dyja subjekte të së drejtës ndërkombëtare, janë vende anëtare të OKB-së.

Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsideruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Serbia dhe Kosova nuk kanë të njëjtën peshë për sa i përket subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar,’ shkruan Bushati.

Sipas tij, idetë për ndryshime kufijsh në Kosovë shkaktuan një alarm dhe sollën samitin e Berlinit.

‘Për pasojë, fokusi i takimit nuk ishte as procesi i zgjerimit në BE e as ecuria e axhendës zhvillimore të përvijuar në kuadër të Procesit të Berlinit, por siguria dhe stabiliteti rajonal. Si për rastësi, ky takim u zhvillua në të njëjtën javë teksa 10 vendet e ish-bllokut komunist kremtuan 15-vjetorin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi i tyre në BE simbolizon ‘takimin e historisë me gjeografinë’, duke shënuar një arritje strategjike për procesin e papërfunduar të ribashkimit të kontinentit. Ndërsa mesazhi kryesor i takimit të Berlinit ishte pikërisht e kundërta e kësaj: që hartografët të mos përcaktojnë kursin e historisë’.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Për pak sa nuk e njohën Kosovën, kërcënimi që Tadiq dhe Koshtunica morën nga SHBA-ja dhe Gjermania!

Ish-kryeministri dhe presidenti i Serbisë, Vojislav Koshtunica dhe Boris Tadiq ishin të gatshëm ta njihnin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *