Home / Aktuale / Rikthehet flamuri kombëtar tek “Rrethi”. Ishte ulur në mëngjesin e sotëm pikërisht gjatë ceremonisë së çlirimit të Prishtinës

Rikthehet flamuri kombëtar tek “Rrethi”. Ishte ulur në mëngjesin e sotëm pikërisht gjatë ceremonisë së çlirimit të Prishtinës

Flamuri kombëtar në Prishtinë në rrethin e Sheshit Idriz Seferi është rikthyer.

Në orët e hershme të ditës së sotme është njoftuar për uljen e tij; ka qenë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sefedin Istogu, ai i cili reagoi i pari duke njoftuar nismëtarin e Iniciativës Qytetare “Kastriotët e Dardanisë” dhe ish-kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Kastriot Berishaj. Së bashku me z. Nol Sedefin bënë thirrje të vazhdueshme tek organet lokale përgjegjëse të Prishtinës.

Fatkeqësisht thirrjet e tyre të pandërprera përfunduan në vesh të shurdhër, prandaj në mënyrë demonstrative ndaj këtij akti të ultë ata ndërmorren një aksion simbolik, ku ngriten pankarta me mbishkrimin “Mos ma prek flamurin kombëtar” dhe njëherit ngriten një flamur tjetër gjigand aty deri në rikthimin e flamurit në shtiz.

Deri më tani asnjë nga zyrtarët kompent nuk ka dhënë informata të tjera, por z. Berishaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka ironizuar lidhur me arsyet e zyrtarëve kompente:

Ndërkohë, pritet një “arsyetim” banal i Komunës së Prishtinës dhe organeve qendrore: p. sh.: “I ka zënë ramazani dhe ende janë trullueshëm”, prandaj nuk e kanë pare që flamuri kombëtar ka ra dhe nuk ishte i grisur; por të presim mos të bëhemi radikal. Interesant, çdo festë flamuri kombëtar po ulët nga këta “atdhetar” të dalluar të kombit dhe në kurrsesi nuk dyshojmë në origjinën e tyre apo financuesin e tyre./PrishtinaKult.com

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *