Loading...
Home / Aktuale / Shefi i ushtrisë kroate viziton varrin e Adem Jasharit

Shefi i ushtrisë kroate viziton varrin e Adem Jasharit

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, të cilët dëshmuan edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve.

Shundov po ashtu u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.

Po ashtu i pari i ushtrisë kroate sot e ka takuar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Pas këtyre takimeve, Shundov e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai i ka bërë nderime komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë të rënëve tjerë në Prekaz.

Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Nuk njihet më/ Shihni si dukej Beatrix Ramosaj para ndërhyrjeve

Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet që pothuajse e shohim gjithë kohës aktive në rrjetet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *