Juncker takon Ramën: Zgjedhjet? Duhet të ndodhin, dëmtohet Shqipëria

“Nuk mund të bllokohet dëshira e popullit për të votuar. Unë besoj se këto zgjedhje duhet të ndodhin. Mosmbajtja dëmton rrugën evropiane të Shqipërisë”. Ky ishte mesazhi i presidentit të Komisionit Evropian Jean Claude Juncker, pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Kreu i KE-së u shpall gjithashtu pro hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, në një datë që ai përcaktoi “dikur në vjeshtë”.

Juncker nuk pranoi të komentonte debatin e Qeverisë shqiptare me Presidentin Ilir Meta, duke e quajtur atë një ”çështje të brendshme”.

Kryeministri Rama nga ana e tij nënvizoi është koha që Bashkimi Evropian t’i njohë meritat Shqipërisë, dhe të japë dritën jeshile për hapjen e negociatave, ë sipas tij është vetëm fillimi i një kapitulli të ri që do të dojë shumë sakrifica dhe durim”.

Shiko poashtu

Garda Kombëtare e Lëvizjes “Kastriotët e Shqipërisë”, është detyruar të filloj veprimin në pjesën jugore të Republikës së Shqipërisë

21 Korrik 2020Krujë, Shqipëri De.-ShP-006/20 DEKLARATË Përveç shovinizmit & terrorizmit të Turko-Osmandhinjëve, kombi Arbëror po …

Leave a Reply