Home / Histori / Paria e orthodoksëve të Çamërisë: Mos i prekni myslimanët!

Paria e orthodoksëve të Çamërisë: Mos i prekni myslimanët!

Kisto Pituli i drejtohet komandantti grek: Nëse jam unë i rrezikshëm për qeverinë greke, aq janë të rrezikshëm çamët e Grikohorit dhe të gjithë Çamërisë.

“Ju jeni të huaj. Sot jeni këtu, nesër shkoni, ndërsa ne kemi rrojtur e do të rrojmë së bashku me ta. Ne nuk duam që gjynahet tuaja t’i paguajmë ne.”

Me këto fjalë i është drejtuar Kristo Pituli, komandantit të Korofillaqisë së rajonit, Vardhallaqin, i cili ishte atje për të lexuar listën e myslimanëve çamë që do të internoheshin. Kristo Pituli, përfaqësues i njërës prej familjeve të krishtera më në zë të Çamërisë dhe në të gjithë Greqinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë së Metaksait kundër minoritetit shqiptar çam, shkoi në fshatin Grikohor pranë miqve të tij myslimanë dhe me sa do të mundte doli në mbrojtje të tyre. Ai aty gjeti komandantin e Korofillaqisë së rajonit, Vardhallaqin, një grek nga thellësitë e Greqisë, i sapoemëruar në postin e Komandantit të Rajonit.

Kristo Pituli, kur mësoi se misioni i komandantit të Korofillaqisë në fshatin Grikohor ishte për të arrestuar parinë e fshatit e për t’i nisur menjëherë në internim, iu drejtua:

– Komandant! Ç’e mirë të solli në këtë fshat, që ka vetëm njerëz të mirë e punëtorë?

– Punët e qeverisë, zoti Pituli, – iu përgjigj ai.

cameri3

– Përpara sesa ju të kryeni urdhrat e verbër të qeverisë, të na pyetni edhe ne që kemi njohje të gjatë dhe bashkëjetesë shekullore me ta. Ku i gjetët ju këta elementë të rrezikshëm, që i keni futur në listat tuaja të zeza dhe kërkoni t’i internoni? Nëse jam unë i rrezikshëm për qeverinë greke, aq janë të rrezikshëm çamët e Grikohorit dhe të gjithë Çamërisë, – tha Kristo Pituli.

Më pas, vazhdoi: “Vendimi që keni marrë për të internuar myslimanët e këtij fshati, nuk është i drejtë. Ju jeni të huaj. Sot jeni këtu, nesër shkoni, ndërsa ne kemi rrojtur e do të rrojmë së bashku me ta. Ne nuk duam që gjynahet tuaja t’i paguajmë ne.” (Jani Sarras, f.617)

Kjo është një dëshmi se paria e të krishterëve në Çamëri, nuk e deshi kurrë dhunën greke ndaj myslimanëve të kësaj krahine, sepse kishin bashkëjetuar me shekuj në paqe e harmoni, myslimanë e të krishterë në atë krahinë.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Pilis, “P’lisi” – Etimologji – Magjike gjuha shqipe!

Shkruan: Aleksander HASANAS Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *