Home / Aktuale / Vulini fyen shqiptarët, partia e tij e mbron: Ai gjithmonë e flet të ‘vërtetën’

Vulini fyen shqiptarët, partia e tij e mbron: Ai gjithmonë e flet të ‘vërtetën’

Lëvizja socialiste e Serbisë, e themeluar nga Aleksandar Vulin, përndryshe ministër i mbrojtjes i Serbisë, i ka dalë zot themeluesit e kryetarit të saj, pasi që Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar të shqiptarëve në Serbi e ka paditur atë për shkak të përdorimit të shprehjeve fyese për shqiptarët, transmeton Gazeta Metro.

“Kryetari ynë Aleksandar Vulin është njeri i cili ka guxim ta thotë të vërtetën. Këtë e di edhe Ragmi Mustafa, këtë e dinë të gjithë ata të cilët nga Serbia do të donin ta krijonin ‘Shqipërinë e madhe”, prandaj e padisin për ta heshtur.

Deri më tash askush nuk ia ka dalë, kështu që nuk do t’ia dalin as terroristët e demobilizuar nga UÇPMB-së”, thuhet në kumtesën e LS-së.
Në kumtesë thuhet se “Serbia e Vulini janë në anën e ndershme të botës”, ndërsa “Mustafa, i cili merr pagë të madhe nga shteti i Serbisë… palës së humbur”, transmeton B92.

Të përkujtojmë se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur padi ndaj Ministrit të Mbrojtes së Serbisë, Aleksandar Vulin për përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i këtij këshilli, Ragmi Mustafa përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim.

“Përdorimi i termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vulin është institucionalizim i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe nxitje e shqiptarofobisë në Serbi.Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk e pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim individual. Gjuha e tillë e një ministri nuk është vetëm produkt i sistemit aktual në Serbi, por edhe nxitje institucionale e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve”, ka thënë Mustafa.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *