Home / Të ndryshme / Ngutuni dhe provoni midhje të freskëta: Muaji korrik është afati i fundit

Ngutuni dhe provoni midhje të freskëta: Muaji korrik është afati i fundit

Korriku është muaji i fundit kur ushqimi më i shijshëm bregdetar, midhjet, janë të freskëta dhe e ruajnë shijen e tyre. Andaj, ne ju këshillojmë të nguteni, dhe t’i provoni ato që kanë mbetur, shkruan Gazeta Metro.


Një ushqim i preferuar nga turistët në bregdetin e Sarandës janë padyshim edhe midhjet sote.

Midhjet sote janë më të mira pasi nxirren nga liqeni i Butrintit, i cili njihet për midhjet më të mira në Evropë. 

Midhje sote të përgatitur jashtëzakonisht mirë dhe në mënyrë profesionale mund ta shijoni tek Restaurant ‘Porta Fortuna’ në Sarandë, me një çmim tejet të lirë prej 500 lekëve ose në euro për 3.80 cent.

Është kuzhinieri i ‘Porta Fortuna’ me emrin Land Soga, i cili përgatitjet e midhjes e bënë në mënyrë perfekte, kjo përgatitje nga ana e tij tërheq edhe turistët e huaj italian, anglezë e rusë që të vijnë e të hanë midhje sote.

‘Porto Fortuna’ njihet për përgatitjen edhe të ushqimeve të tjera të detit, ai shquhet për ambientin komod dhe rehatinë që ofron për klientët. 

Përbërësit për këtë recetë janë:

midhje të zeza
vaj hudhre
majdanoz
hudhra
pomodorini
vaj ulliri
limon
vere e bardhe
kripe dhe piper

Përgatitja:

Shtojmë vaj hudhre në tiganin e nxehtë dhe hedhim pomodorinit. Më pas shtojmë midhjet e pastruara dhe të mbyllura, hehdim pak kripë dhe piper. I shuajmë me verë të bardhë/ Shtojmë disa feta limoni. Në fundi i hedhim majdanoz të freskët në mënyrë që të mos e humbas vlerën e tij. 

E servirim në pjatat përkatëse, ku sipër i shtojmë pak vaj hudhre dhe majdanoz. I shoqërojmë me bukë të thekur./gazetametro.net

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Mediat suedeze jehonë 15 plazheve të mrekullueshme të Shqipërisë

Sipas “Swedish Nomad”, Shqipëria shpejt është bërë një destinacion popullor veror. Bregdeti  mahnitës dhe plazhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *