Home / Kulturë / Kur jam vetëm!

Kur jam vetëm!

Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm!

Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia…

Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë ka muzikë dhe sigurisht në hapësirën e frymëmarrjes time, ty të gjej gjithmonë në të njëjtin skenar, krah meje.

Nuk ka limite as shirita ndalues as pengesa në atë cast, nuk ka përralla as histori më të bukura sesa teatri i fantazisë që luhet në mëndjen time, kur jam vetëm, mbështetur në kolltuk, në pasditen e lodhur me sytë në ekran. Ditë pas dite mendoj se po ndërtohen dy botë, një në mëndjen time e një në tokë e ska shpëtim më të madh për shpirtin kur i lejon të dyja të thuren dorë për dorë e si në vështrimin me sytë në ekran të ulesh e të njohësh veten po njësoj.

Marr një gotë e nuk druhem të ngre dolli, qoft gëzim a trishtim, vetes i bindem në atë thirrje të brëndshme e ngre trupin drejt një shisheje të re… Dhe ashtu natë pas nate lejoj botën time të më shfaqet e dlirë para sysh duke thithur ajrin e një lëndine plot drita lëshuar prej yjesh. Të dish të shërosh veten përbën art dhe durimi është krijuar për të sublimuar më tej atë që duam me egërsinë e asaj që përballemi. Jam ulur ende këtu, në kolltukun përballë ekranit, më mëndjen strukur për një copëz dashuri…

Po ti kur je vetëm, a ke guxim të presësh?!

Apo dritat do t’i shuash edhe vetes do ti kthesh shpinën përsëri?

Des’aintila

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

AI ËSHTË I GJALLË

Ai ka rën, por nuk ka vdekur.Mos më thoni, asgjë mos më thoni!Ai do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *