Home / Aktuale / Njihuni me ministrin që mori fonde për familjarët e tij: Shuma kalon vlerën 410 mijë euro

Njihuni me ministrin që mori fonde për familjarët e tij: Shuma kalon vlerën 410 mijë euro

Skandalet me Qeverinë Hardinaj nuk kanë të ndalur. Kësaj rradhe nuk e kurseu shtetin për interesa të vetë as Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri. Ai, ka keqpërodur 410 mijë eurofamiljarët e tij, shkruan Gazeta Metro.


Ministri Demiri përveç që  u ka dhënë fonde nga paraja publike familjarëve të tij, ka përvetësuar fonde edhe për njerëzit nga partia e tij.

Ai, është akuzuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike është ballafaquar me deputetët e këtij trupi parlamentar. Deputetja Emilija Rexhepi e akuzoi ministrin Demiri për nepotizëm. 

Sipas saj krejt këto keqpërdorime janë edhe të dokumentuara në Raportin e Auditorit të përgatitur për këtë dikaster.

Ministri i Zhvillimit Rajonal deklaroi se dikasteri i tij ka dalë shumë më mirë në Raportin e Auditimit në krahasim me ministritë e tjera. Demiri shtoi se në këtë raport nuk përmenden në asnjë vend keqpërdorimet për të cilat ka folur deputetja Rexhepi.

Ministri Demiri tha se nuk ka asnjë lidhje me keqpërdorimet e parasë publike që deputetja e komunitetit boshnjak i ka paraqitur ku tha se nuk e di se si u keqpërdorën 410 mijë euro pasi që një gjë e tillë nuk përmendet fare në Raportin e Auditimit./gazetametro.net

Ministri Rasim Demiri

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *