Home / Aktuale / Çitaku: Respekti për SHBA-në është i rrënjosur në zemrën e çdo kosovari

Çitaku: Respekti për SHBA-në është i rrënjosur në zemrën e çdo kosovari

Njëjtë sikurse çdo shtet i SHBA-së, edhe Republika e Kosovës feston me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sheshi kryesor i Prishtinës është zbukuruar i gjithi me flamuj të Amerikës e të Kosovës bashkë, duke treguar kështu vlerësimin që Kosova ka për shtetin që i është gjendur afër në kohët më të vështira.

E se Kosova e çmon atë që ka bërë SHBA-ja gjithë këto vite për popullin shqiptar në përgjithësi, e veçanërisht për ata që jetojnë në Kosovë e thotë edhe ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

Ambasadorja thotë se Kosova e çmon thellësisht SHBA-në.

“SHBA-ja vlerësohet thellësisht në Kosovë. Ajo është e rrënjosur në zemrën e çdo kosovari”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në twitter.

Bashkë me këtë shkrim ajo ka bashkëngjitur një fotografi nga atmosfera në Kosovë me rastin e 243 vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *