Home / Aktuale / Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Në Kanadë festohet 20 vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë nga Kosova

Forcat ushtarake të Kanadasë kishin marrë më shumë se 5 mijë shqiptarë nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999.

Ata i kishin dërguar me aeroplan refugjatët në provincën lindore të Nova Scotia. 20 vjetori i këtij operacioni i koduar me emrin Operacioni Parasol do të kujtohet me një festival në Muzeun Kanadez të Emigrantëve në Pier 21 afër qytetit të Halifaksit me 12 korrik.

Kombet e Bashkuara kishin kërkuar nga shtetet që të marrin mbi 350 mijë refugjatë nga Kosova të cilit ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre në Kosovë. Operacioni kanadez përfhiu shum vullnetarë, departamente federale dhe provinciale dhe organizata jo qeveritare.

Mes majit dhe gushtit të vitit 199, nga 300 refugjatë arritën në Nova Scotia për çdo ditë. Mbi 13 mijë njerëz ishin vrarë apo rezultojnë të humbur prej luftës në Kosovë.

Nga të gjithë refugjatët që arritën në Kanadë, një e treta e tyre u kthye në vendlindje ndërsa pjesa tjetër qëndroi në Kanadë kryesisht në Nova Scotia./Gazeta Express/

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samit shenjë e keqe

Mungesën e Kosovës e të Shqipërisë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *