Home / Aktuale / Rrëfimi prekës i Nysrete Kumnovës: Shpresonim t’i bënim dasmë të madhe djalit tonë, ja se si m’u shfaq një natë në ëndërr

Rrëfimi prekës i Nysrete Kumnovës: Shpresonim t’i bënim dasmë të madhe djalit tonë, ja se si m’u shfaq një natë në ëndërr

Nysrete Kumnova, nëna gjakovare e cila tash e njëzet vite pret kthimin e djalit të saj, Albionit të cilin forcat serbe e rrëmbyen nga ajo, ka rrëfyer për me emocione pritjen e vajzave të saj, të cilat e presin vëllain Albionin për t’i bërë dasmë.

“Me tregu realitetin ne e kemi pas shtëpinë jo krejtësisht e mbarume dhe Albioni ka pas shumë dëshirë të mbarohet shpia. Ai u ba 20 vjeçar edhe shpresa jonë ka qenë që një ditë do ta fejojmë ta martojmë e ta bajmë një dasmë të madhe. Tri vajzat e presin vëllain për t’i bërë dasmë. Një ditë pashë andërr që Albioni erdh në shpi edhe i qiti duart në derë të korridorit, e unë i thashë: Hajde Albion a erdhe a? Ai tha: Jo s’kam ardh për krejt, erdha me ju pa, tha rregulloni qeto çka ju kanë mbet e unë tani vij. I kemi mbledh krejt çka kemi pas edhe e kemi ndërtu shpinë qysh ka dasht ai, por ai nuk hyni brenda edhe kjo ma ka zbeh shpresë”, u shpreh Kumnova.

Ajo tha se edhe pesë persona të tjerë bashkë me albionin e saj, ndërsa i vetmi që nuk u kthye asnjëherë është ai.

“Të tjerët janë kthyer, vetëm Albioni prej grupit nuk është kthyer”, tha Kumnova.

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samit shenjë e keqe

Mungesën e Kosovës e të Shqipërisë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *