Home / Aktuale / Hidhet në erë memoriali i grekut Thimio Loli në Finiq

Hidhet në erë memoriali i grekut Thimio Loli në Finiq

Hidhet ne erë memoriali i Thimio Lolit në Finiq. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Pasi kanë thyer pllakën e mermerit, persona ende të paidentifikuar kanë goditur edhe murin e memorialit duke e hedhur atë në erë. Ata janë larguar menjëherë sapo banorët janë zgjuar nga zhurma e shpërthimit.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e një kopshti fëmijësh pranë memorialit. Ndërsa një banor i zonës tregon se nga shpërthimi janë dëgjuar shpërthime të forta.

“Banoj shumë afër gjendjes makabre. Unë i dëgjova, isha shumë afër, dola jashtë nuk pashë asnjë lloj lëvizje. Policia në mëngjes ka ardhur pastaj. Erdhi policia. Dikush tjetër mund të ketë dëgjuar më shumë. Ata janë marrë në pyetje nga grupi hetimor. Ishte kryeplaku. Ekspertiza e vendit të ngjarjes u krye”, shprehet banori.

Ky memorial është sulmuar në dhjetor të vitit të kaluar nga persona të cilët grisën flamurin dhe i hoqën pllakën memorialit.

Memoriali në fshatin Kranë është ngritur rreth 7 vite më parë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet Thimio Lolit për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Shefja e diplomacisë bullgare: Mungesa e Kosovës dhe Shqipërisë në Samit shenjë e keqe

Mungesën e Kosovës e të Shqipërisë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *