500 vite mrekulli shqiptare në Itali

Arbëreshët festojnë duke ruajtur me fanatizën traditën shqiptare.

Arbëreshet jetojnë kryesisht në Siçili, ku edhe bashkëjetojnë me disa grupe etnike.

Arbëreshët, krahas riteve fetare, ruajnë edhe lidhje e forta të prejardhjes së tyre.

Prej më shumë se 500 vitesh në Itali, ata kanë ruajtur veshjet popullore si dhe kulturën.

Në Horën e Arbëreshëve po mbahen manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë.

Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

Burimi: Konica.al

Shiko poashtu

Arbëreshët nuk e kanë harruar origjinën!

Arbëreshët e Italisë, edhe pse ka më shumë se 500 vite, që janë larguar nga …

Leave a Reply