Themistokli Germenji, patriot i madh i Shqipërisë

Themistoli Gërmenji, një nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të qytetit të Korçës që njihet ndryshe me shumë epitete, për bukurinë, kulturën dhe historinë e saj të pasur.

Ai është një nga patriotet më veprimtarë të rilindjes kombëtare, i cili luftoi me të gjitha mënyrat për lirinë e Shqipërisë.

Ai u ekzekutua në 9 nëntor të vitit 1917 nga francezët, që ishin forcë kryesore aty, nga blloku i Antantës në Luftën e I Botërore.

Korça gjatë asaj kohe ishte e pushtuar nga Franca. Një lloj pushtimi i dëshirueshëm për kulturën dhe frymën që solli. Korça ndryshe u quajt dhe ‘’Parisi i vogël’’ dhe vetë korçarët e mirëpritën këtë lloj pushtimi, u vinte për hise për vetë kulturën që përcillte Franca, për frikën e një pushtimi të mundshëm të grekërve që prisnin në kufi të Shqipërisë.

Themistokli Gërmenji lindi në Lindi në Korçë në 1871, në një periudhë të rrezikshme kur Shqipëria pritej të sulmohej nga të katër anët e saj. Me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i ati, ishte patriot dhe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, i cili u vra në Thrakë.

Veprimtaria e Themistokli Gërmenjit me vëllain nis në qendrën e vilajetit, në Manastir ku hap hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908. Përveç shërbimeve bënte dhe veprimtari kombëtare letrare, që u mbajt në hotelin e tij si dhe në organizimin e Kongresit të Manastirit.

Kur filloi Lufta Ballkanike emërohet nënprefekt në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit është shef policie në Korçë deri që me ardhjen e grekëve shtrëngohet të dalë në Bullgari. Në 1916 bashkëpunon me autoritetet bullgare në shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez. Gjë që do i kushtojë shumë.

Në pejizazhin e një lufte ndërluftuese të shteteve ballkanike me fuqitë e mëdha ku grekët donin të ishin dominues me gjeneralin Venizellos në Selanik, dhe pas përpjekjes së çetës së Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Korça në këtë kohë e pushtuar nga francezët ishte mollë sherri dhe rrezik i madh për ta pushtuar Greqia.

Francezët bien dakord me Themistokli Gërmenjin pas traktativave të fshehta si edhe me grekët për dominimin e asaj zone.

Më 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ dhe u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor me bekimin e Henri Deskuen komandant i garnizonit francez në qytet. Populli e përkrahu.

Nënshkroi protokollin e 10 dhjetorit 1916 për shpaljen e Korçës Republikë Autonome. Gjë që në kushtet e sotme duket pak për të qeshur, si dhe në kontekstin e kohës ku mbrujteshin metodat e konceptit të komb-shtetit, megjithatë ajo ishte një nismë për të shpëtuar Korçën nga pushtimi sesa për ta shpallur atë republikë.

Madje shumë të rinj të asaj kohe shprehen në dëshmi se do të donin një pushtim afatgjatë të francezëve ‘’të kulturuar’’ për një ‘’Paris të vogël’’ në ombrellën e një France të fuqishme. Nismat e pushtuesve francezë në Korçë mirëpriteshin.

Që kur futet Themistokliu në Korçë i drejtohet autoritetetit popull si shpëtimtar dhe drejtues i tij. Me  këtë rast u përfitua dhe kohë sepse rreziku më i madh vinte nga grekët që kishin pretendime të aneksimit të Shqipërisë së Jugut.

Që sa erdhi ai administroi suksesshëm institucionet e policisë, Prefekturën. Ngrihet flamuri kombëtar. Fillojnë veprimtaritë, hapen 60 shkolla shqipe, ngrihen ura, përmirësohen rrugë, stabilizoi rendin, sigurinë, gjendjen sociale, financat, funksionoi gjykata. Në këtë bashkëpunim shqiptaro-francez u shtypën karmonedha dhe pulla. Në një farë mënyre stabilizoi ‘’Republikën e tij të pavarur’’. Megjithatë në vitin 1917 loja diplomatike ndryshon. Marrëveshjet e hapura dhe të fshehta janë shumë të shpeshta në luftën e I Botërore midis shteteve. Franca bashkëpunon me Greqinë dhe mendohet se Korça t’i lihet grekërve.

Pas largimit të kolonel francez nga Korça Descoins, në maj të vitit 1917, Themistokli Gërmenji akuzohet si  bashkëpunues austro-hungarez dhe bullgar dhe pushkatohet.

Ai u akuzua si tradhëtar, gjë që Themistokli Gërmenji nuk e pranoi deri në vdekje. Për interesat e Greqisë me Francën Themistokli Gërmenji ekzekutohet me Qamil Panaritin.

Franca ka kërkuar falje në vitin 1998 për këtë figurë të shquar që luftoi pamasë në çështjet e Shqipërisë dhe të vendit të tij. Ambasadori Francez në Tiranë i asaj kohe vendosi një tufë me lule mbi varrin e tij në Korçë.

Presidenti Nishani e dekoron atë pas vdekjes si patriot të shquar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Megjithatë, historia e kësaj figure të shquar kombëtare të lëvizjes kombëtare ka shumë akoma për t’u eksploruar.

Shiko poashtu

Lufta e himarjotëve kundër sulltanit

Në vitin 1537, sultan Sulejmani Ligjvënësi(Kanuniu) u përgatit të realizonte ëndrrën e vjetër të lënë …