“Sa Shqipëtarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata qi janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera.” / Shqipëria më 1801 e më 1901. Nga Faik Konica

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Sot kemi mi krye ca Anadollakë qi nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë. Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nukë ka

Si ish vëndi ynë qint vjet më parë e si është sot? Ndryshim i madh, të cilin d t’jua rrëfejmë në pakë fjalë.

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emërojin gjithë nënurdhërit e guvernës, të cilët ishin të gjithë shqipëtarë.

Shiko poashtu

Nëse “analistët” janë truri i Shqipërisë, atëherë çdo gomar e shpall Akademik!

Poezi nga Arben Duka. Fevzon s’e kam dashur,që kur se është dukur,po ndonjëherë-natën,ky ta bën …