5 ushqimet më të mira kundër plakjes

Të pasurit e një lëkure të bukur e të pastër fillon që me mënyrën se si ushqehemi, por këto ushqime kundra plakjes mund t’ju ndihmojnë me më shumë se aq.


Kur e mbushim dietën tonë ushqimore me ushqime që kanë përbërje të lartë antioksidantësh, yndyrna të shëndetshme, ujë dhe lëndë të tjera ushqyese, trupi do na tregojë se sa e vlerëson këtë nëprmjet organit më të madh: lëkurës. Në fund të fundit, lëkura është shpesh pjesa e parë e trupit që na tregon problemet e brendshme.

Disa nga ushqimet më të mira kundra plakjes që e japin efektin e tyre që brenda trupit deri jashtë në lëkurë janë: 

Specat e kuq (jo djegës)
Specat e kuq kanë një përmbajtje të lartë vitamine C, që është shumë e mirë për prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj specat e kuq janë të mbushur më antioksidantë të fuqishëm që quhen karotenoidë.

Karotenoidët
Karotenoidët janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalli që kanë shumq fruta dhe perime. Ato kanë një sërë vetish anti – inflamatore dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga dielli, ndotja dhe toksinat mjedisore.

Boronicat
Boronicat janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant shumë të mirë kundra plakjes që quhet antocianinë.

Këta antioksidantë të fuqishëm ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimit nga dielli, stresi dhe ndotja duke kontrolluar përgjigjen inflamatore dhe parandaluar humbjen e kolagjenit.

Brokoli
Brokoli është një ushqim me veti anti – inflamatore dhe kundra plakjes i mbushur me: 

Arrorët
Shumë arrorë (sidomos bajamet) janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, që ndihmon në riparimin e lëkurës, mbajtjen e lëkurës së butë dhe mbrojtjen e saj nga rrezet ultravjollcë.

Shiko poashtu

Pija shumë e dobishme nga farat e lirit: Nxjerr jashtë helmet, shkrin celulitin, ndihmon në humbje peshe!

Nëse dëshironi të humbni peshë, këtë pije patjetër filloni ta konsumoni çdo mëngjes Kjo pije …