20 vite pas tërheqjes, Izraeli dhe Hezbollah përgatiten për luftë

Njëzet vite më pas tërheqjes nga jugu i Libanit të dy palët, guerilët e grupit terrorist Hezbollah dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit po grumbullohen për beteja të mundshme të cilën nuk duket se i duan asnjëra prej tyre, transmeton Gazeta Metro.


Trupat izraelite godasin caqet e Hezbollah në Sirinë fqinje dhe po ushtrojnë për çka duket të jetë një invadim i Libanit. Militantët e grupit Hezbollah po grumbullojnë forcat e tyre dhe po kërcënojnë të invadojnë Izraelin nëse provokohet. Armiqtë e vjetër shpesh shkëmbejnë vërejtje dhe kërcënime shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

“Ne po përgatitemi seriozisht për luftën e ardhshme. Ne nuk po i lëmë rastësisë asgjë pasi ne e kuptojmë se duhet të jemi shumë të përgatitur për të mposhtur armikun” tha Koloneli Isarel Friedler, komandant izraelit që ka mbikëqyrur ushtrimet që simulojnë luftën me Hezbolah në një bazë në veri të Izraelit. 

Hezbollah doli si një grup gueril në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar, i financuar nga Irani për të luftuar trupat izraelite që kishin okupuar jugun e Libanit. Pas një luftë të gjatë guerile, e karakterizuar me sulme terroriste me bomba të improvizuara, konflikti u mbyll me tërheqje nga Libani në maj të vitit 2000. Me një përjashtim të një lufte prej gati një muaj në vitin 2006, kufiri i tensionuar në përgjithësi ka mbetur relativisht ‘i qetë’.

Që prej atëherë, Hezbollah ka evoluar në entitetin më të fuqishëm ushtarak dhe politik në Liban. Partia dhe aleatët e saj dominojnë parlamentin e Libanit dhe janë fuqia kryesore prapa qeverisë së kryeministrit Hassan Diab.

“Në vend, Hezbollah ka arritur të shndërrohet në forcën dominuese në Liban” tha profesori i shkencave politike në Universitetin Amerikan të Bejrutit, Hilal Khashan. Por në rajon, shtoi ai “pozita e Hezbollah është e pasigurt” për shkak të presionit të Izraelit, krizës në Liban dhe problemeve të Iranit, mbështetësve të tyre kryesor.

Këtij grupi terrorist nuk i konvenon aspak një konfrontim me Izraelin. Ekonomia e Libanit është e shkatërruar, rreth gjysma e popullatës besohet se jetojnë në varfëri- përfshi edhe bastionet e Hezbollah- dhe financat e grupit janë dërrmuar nga sanksionet e imponuara nga SHBA ndaj saj dhe Iranit. Grupi po ashtu ka pësuar humbje të mëdha në luftën civile në Siri, ku kishte humbur diku 2 mijë luftëtarë që luftonin krah forcave të regjimit të Bashar al-Assad. Dikur shfaqeshin si forcë çlirimtare tani shihen prej shumicës si vegël e Iranit.

Qassim Qassir, një ekspert për Hezbollah, tha se  grupi nuk ka interes të shkoj në luftë por është përgatitur për të për një kohë të gjatë. “Beteja nuk do të jetë vetëm me predha” tha ai, referencë kjo se Hezbollah mund të tentoj që të invadoj në veri të Izraelit. 

Në një rajon plot me kundërshtarë, Izraeli e konsideron Hezbollah si kërcënimin parësor dhe imediat të tyre.

Hezbolalah operon përreth kufirit, shkelje kjo e drejtpërdrejtë e armëpushimit të OKB’së që mbylli luftën e 2006’s. Ata kanë vendosur edhe prezencën e tyre në jug të Sirisë, afër Majave të Golanit, që e shton edhe një front në një luftë të mundshme. Ajo çka është më e rëndësishmja, Izraeli beson se Hezbollah po zhvillon kapacitetet e predhave të drejtuara precize.

Izraeli ka pranuar se ka kryer shumë sulme ajrore në Siri gjatë viteve të fundit, shumica prej tyre besohet se kishin cak dërgesat iraniane apo teknologji të predhave të dedikuara për Hezbollah.

Zyrtarë izraelitë thonë se as problemet e Iranit- përfshi epideminë e koronavirusit, rënia e çmimit të derivateve të naftës, e as problemet e brendshme të Iranit kanë ndikuar në sjelljet e Hezbollah. Ata drejtojnë tek tentimet e fundit të Hezbollah për të futur drone në hapësirën ajrore të Izraelit dhe incidentin e muajit të kaluar në të cilin supozohet se anëtar të Hezbollah dëmtuan rrethojën në kufirin mes Izraelit dhe Libanit. 

Në javët e fundit, dhjetëra mijëra trupa izraelite kanë stërvitur në ushtrimet masive në bazën ushtarake Elyakim. Pjesëmarrës në ushtrime ishin të gjitha degët e ushtrisë izraelite, forcat ajrore, marina madje edhe njësitet kibernetike u bashkëngjitën atyre.

Friedler, komandanti izraelit tha se nëse do të ketë luftë përsëri, Izraeli do të detyrohet të kaloj kufirin për të ndaluar sulmet e Hezbollah. Ai tha se beteja me një armik të rrënjosur në zona civile është sikur të luftosh me “duar në pranga” por këmbënguli se njësitet e tij janë të gatshëm./gazetametro.net

Shiko poashtu

Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak…

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci i ka reaguar Halil Matoshit, i cili në një postim …