Reagon Albulena Haxhiu: Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, derisa thotë se ai është publikuar në media pa u bërë i ditur nga Gjykata dhe se është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Gjykata ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj, e sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin, Gjykata nuk mund të caktojë afat.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie!
Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!

Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë.

Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!

Shiko poashtu

Gani Geci i reagon Halil Matoshit: Halil pi raki e hyp mbi tavolina por mos u merr me mua, unë kam derdh gjak…

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci i ka reaguar Halil Matoshit, i cili në një postim …