Gjergj Kastrioti letër Giovanni Orsini-t ku dëshmohet sa shumë u krenu Skënderbeu me gjakun e tij Shqiptar

Në vitin 1460 Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shkruan letër armikut Giovanni Orsini-t (princit të Taranto’s) ku dëshmohet sa shumë u krenu Skënderbeu me gjakun e tij Shqiptar:

“Përveç kësaj, e përqeshe popullin tanë, dhe i krahasove Shqiptarët (Albanese) me dele, dhe simbas zakoneve të juaja për ne keni vetëm mendime ofenduese. Dhe as që e tregove veten të ditur aspak për racën time. Pleqtë (para-ardhësit) e mi ishin nga Epiri, prej ku ky Pirro erdh, forca e të cilit nuk do kishte ndihmuar Romën fare. Ky Pirro, të cilin Taranto dhe shumë pjesë tjera të Italisë e mbanin mbrapa me armata. Unë nuk kam nevojë të flas për Epirotët. Janë burra shumë më të fuqishëm se Tarantinët tuaj, soj të lagët meshkujsh që lindën vetëm për të peshkuar. Nëse do të thuash që Shqipëria (Albania) është pjesë e Makedonisë kisha treguar që edhe plot më shumë stërgjyshër (para-ardhës) tanë ishin fisnikë(mbretëror) që shkuan deri në Indi nën Aleksandrin e Madh dhe i mposhtën të gjithë ata popuj me vështirësi të jashtëzakonshme. Prej atyre burrave vijnë këta që ti i quajte dele. Po natyra e gjërave nuk u ndryshua. Pse ikin burrat e tuaj përballë këtyre deleve?” 

Shiko poashtu

Kalorësi hyjnor i Dardanisë

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km …