Lamtumirë Moikom Zeqo, pengu dhe amaneti i eruditit shqiptar

Përmbushet amaneti i eruditit Moikom Zeqo. Familjarë, të afërm, miq dhe politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit intelektualit shqiptar.

Homazhet në nder të tij janë zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, vendi ku Moikom Zeqo kish kërkuar të zhvillohej përshëndetja e fundit me miqtë.

Të afërm, kolegë, miq të tij politikanë, pas homazheve në kushtet e pandemisë, kanë hedhur në një libër ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

“Ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë dhe zhvillimeve, dhe të gjithë e dinë që sot kanë humbur diçka sot”, u shpreh presidenti Ilir Meta, i pranishëm në homazhet.

Djali i tij tregon për pengun e madh të Moikom Zeqos, si dhe për fondacionin që do të hapë familja për t’i ardhur në ndihmë kulturës dhe letërsisë shqipe. “Babai kërkonte një Shqipëri më të mirë. Fondacioni Moikom Zeqo do të botojë veprën e plotë të Moikomit por edhe të ndihmojë letërsinë shqiptare në tërësi”, deklaroi i biri, Epidam Zeqo.

Moikom Zeqo u shua në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Autori i më shumë se 60 titujve, e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë një pasuri të madhe në letrat shqipe. Zeqo ishte doktor i shkencave dhe mban titullin Mjeshtër i Madh” falë veprës që la pas.

Shiko poashtu

Kalorësi hyjnor i Dardanisë

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km …