Zeusi ishte Pellazg

Në lundrimet e mia me barkën e vogël  nëpër Oqeanin e madh të Pellazgjisë  shpesh rrëmbehem nga valët e mëdha të mohimit , të injorimit dhe të tëhuajsimit të historisë .

Nga: Mathieu Aref

Fatbardhësisht që në atë det të trazuar dhe i cili si duket i duhet edhe shumë kohë për t`u qetësuar , më ndihmon anija e madhe tejoqeanike e cila përveç që hulumton i përballon edhe ato valët që i përmenda më lartë. Është kënaqësi e veçantë dhe krenari e madhe kur bazohesh në ato të shkruarat e Zotit Mathieu Aref , të cilat e kanë një pathyeshmëri të përjetshme dhe i përballojnë edhe zërat më të fuqishëm antishqiptar. « Zeus mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé… ».

Domethënë përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG !

 “Përsa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke i cilësuar Pellazgët hyjnorë dhe historia e tij « i lindur në një « Shpellë » në malin Ida në Krëtë (fjalë që rrjedh nga gegënishtja « Kre, kretë » dmth toskërisht « krye, kre, krërë » apo kokë), është ajo frazë e përmendur në Iliadë (Kënga XVI, 234/236), e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja fraza e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe që i ka shpëtuar manipulimeve të logografëve grek).” Valët përplasen në anijen e madhe por thyhen dhe kthehen mbrapa për të marrë sulmin e ri, por  historia e fletë të vërtetën ;  “Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argos, Tirintit apo Pilos dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto ! “ ( M.A.) “Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë : gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazgë ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotmë ? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas ? “ Kush iu bën  ballë këtyre pyetjeve dhe të mohon  atë se çka e shkruan Zoti Aref :” Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (Gadishulli të Europës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece ? Si mundet që një popull që është bërë aq prestigjjioz, mund të dilte nga «hiçi» ? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç ? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme), por mund të vinte nga diku tjetër ? Përse janë fshehur pohimet e atyrëve autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo greqisht-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë se Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre ? Pra, pushtuesit helenë nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qytetërimi autokton dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre! Falë anijes së madhe që në momente të caktuara më del krah vijmë në përfundim :  “Në një mënyrë të lehtë do të përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky silozishëm i qartë : Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-ilirëve domethënë Shqiptarët janë Pellazg. /Kastriotet.al/

Shiko poashtu

Kalorësi hyjnor i Dardanisë

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km …