ETIMOLOGJI: Domethënia e Ylberit

Nga Kastriot BERISHAJ

Jeni duke i nderuar dhe përmbushur premtimet e bëra për bashkimin e fiseve Arbërore dhe ngritjen e vetëdijes për jetësimin e aspiratës hyjnore arbërore për një Shqipëri të lirë e të bashkuar, me besë të lashtë Arbërore, si garantues i vetëm i lartësimit hyjnor mes botës së tanishme dhe asaj hyjnore të cilën, ne të gjithë e imagjinojmë me bukuri të jashtëzakonshme ashtu siç janë ngjyrat e ylberit, si fenomen natyror që lidh dy shpirtëra në përjetësi dhe dyfishim e tyre përmes dashurisë së përjetshme të pakufi, si maja e jetës në tokë.

YLBERI shkurt dhe shqip domethënë Yll-e-Bëri, Yll-u-Bëfsh, Yll-u-Bë; kupto DRITË-u-BË, DRITË-BËRI… Pra, akti më i lartë hyjnor i dritës dhënies për të tjerët. Udhërrëfyes për brezin e ri dhe jetësimin e synimeve të larta e madhore, si vullnet i zbritur në tokë nga engjujt Arbërorë.

Rruga jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar, ringritjes së Arbërisë duke përfshir Shqipërinë e Poshtme e Ishujt Mesdhetare është me gjemba, por qëllimi ynë është aq HYJNOR sa që rrugën tonë e ndriçon drita e ZOTIT & të dërguarve nga Zoti Gjergj KASTRIOTI, Hasan PRISHTINA, Çerçiz TOPULLI, Adem JASHARI etj.

Shiko poashtu

Kastriot BERISHAJ: “AntiAmerikanët e AntiEuropianët më të medhenjë janë tërë udhëheqësit aktual të shteteve shqiptare dhe klasa politike shqiptare; kriminale, klanore, antikombëtare…!”

“Nuk mund të ketë shtet zhvillimor euroatlantik, pa tatim pagues të rregulltë. Nëse e vjedh …