Mentaliteti “TurkoAlvanos” & Sindroma e Stokholmit

Mentaliteti “TurkoALVANOS” është një sëmundje e rëndë psiqike, që zakonisht vjen si pasojë mos edukimit fillestar (8vjeçarja e mbaruar është sukses i lartë për këtë kategori), por ka edhe të tillë që nuk e kanë të qartë përkatësinë e tyre etnike; zakonisht kjo kategori bartë emra dhe veçanerisht mbiemra të turqizuar nga Perandoria e Sëmurë Aziatike e Anadollit (Perandoria Osmane).

Rasti i fundit kur shfaqet hapur ky mentalitet është pikërisht atëherë kur krerët e partive politike shqiptare, tmerrsisht të çorientuara, të etur për pushtet dhe me lekë të fituar jashtëligjshëm mobilizojnë delët dhe tërë bagëtitë e tyre në kinse mbrojtur UÇK-në, ngase LIGJI NDËRKOMBËTAR do i fus në BURG për vrasje, korrupcion, hajni, keqpërdorim të fondeve të popullit (tatim dhe fondeve të UÇK-së e Qeverisë së Bukoshit etj).

Kjo kope bagëtishë me notë mesatare “kaluese 2” të vjedhur sepse ai/ajo është në një parti apo tjetër, apo sepse është daja, tezaku, tezja e kusheriri i dikujt?!

Akoma më e tmerrshme është fakti, që kjo kategori njerëzish janë detyruar të largohen nga Atdhee e të marrin rrugët e botës, ndërkohë HashimKadriRamushFatmiratPutinat nuk ua dinë fundin pasurisë së uzurpuar dhe plaçkitur dhunshëm e jashtëligjshëm dhe shpesh herë viktima janë po këta “TurkoAlvanos” ata të cilët kanë dashuri të skajshme për vrasësit e tyre, të ardhmes tyre dhe fëmijve të tyre. Kjo kategori me mentalitet aziatik të llojit të Shefqet Krasniqit e Mulla Osman Musliut, të cili nuk janë asgjë tjetër veçse shërbëtor të djallit e të birit të djallit, të cilët paguhen mjaft mirë nga boshti antiShqiptar Athinë-Beograd-Moskë-Cetinje e (h)AnKara.

Paramendoje, këta “trima” të Facebook-ut që sot, nesër e pasnesër postojnë fotografi e behën patriota sezonal me bateria turke m, shumica e tyre janë bythëkrisur e kokëbosh (kupto: që nuk kanë dije e as kulturë, që s’kan gjë në kokë, që e kanë kokën bosh, e që nuk janë në gjendje të mendojë, të gjykojë e të arsyetojë si duhet; pra thjesht janë të paaftë dhe tmerrsisht të manipuluar) janë po këta trima që kur u bënë tri luftërat e fundit çlirimtare dhe disa raste edhe tentim kryengritje të cilët dështuan për shkaqe tradhtije. Pra, këta që sot na fyejnë se kinse NE jemi anti UÇK, janë ata të cilët IKËN LARGË KUDO NË BOTË, U MBULUAN SI GRA AZIATIKE sikurse dikur mbreti i vetshpallur Ahmet Zogolli-Sorra. Dallimi është se këto “DELE” nuk fitojnë asgjë nga pronarët e tyre, pra punojnë gratis që të bëhen bythëlepirësa afatgjatë e hankarista të përjetshëm.

Shpesh herë kur bashkëbisedojnë me njërëz që angazhohen në çështjen kombëtare jo rrallë thonë “se gjoja BASHKIMI KOMBËTAR është i pamundur”, por kur i thërret partia në aksion (për bythëlëpirjen e kryetarit të partisë e klanit mafioz, krijimit të opinionit të rrejshëm dhe manipulimit të “deleve” VËHEN NË AKSION SI TRIMA TË FACEBOOK-ut duke fyer, shpifur të pavërteta e denigruar mendimin e lirë e të argumentuar të kundërshtarit. Të na “RRUANI” ju trima e patriota sezonal, shërbëtor të botës sepse në Atdheun tonë kjo klasë politike nuk na ofron as mundësitë minimale për zhvillim të mirëfilltë ekonomik, siguri kombëtare & madje u fali territor bullgarve të Shkupit, Malazezve të Cetinjës, e 30% të territorit të Republikës Dardane të Kosovës e lanë nën kontrollin serb, kurse përmes ligjeve të tyre antikombëtare janë duke tentuar ta shesin edhe atë që ka mbetur veçse kulaqin e Trepçës ta ndajnë e në fund piten t’ua dhurojnë probarëve të tyre në Beograd. Na rrofshin “liderrkucat” që pa ta në as bukë nuk mundemi të ham, na rrofshin poshtë e lartë HashimKadriRamushFatmirIsaPutinat sa malet dhe kodrat tuaja që i shiten, i falen dhe kur i vranë shokët pas shpine.

Çfarë është Sindroma e Stokholmit?Sindroma e Stokholmit: Është larguar nga Atdheu për mbijetesë, ndërsa në mërgim i bënë propagandë partisë, që e largoj! T’u “rruaj” partia poshtë e lartë!

Kastriot Berishaj
Lëvizja Kombëtare “Kastriotët e Shqipërisë”
Garda Kombëtare “Kastriotët e Shqipërisë”

*Pjesë e shkëputur nga libri Filozofia Kombëtare për Shqipëri të Bashkuar

Shiko poashtu

ETIMOLOGJI: Domethënia e Ylberit

Nga Kastriot BERISHAJ Jeni duke i nderuar dhe përmbushur premtimet e bëra për bashkimin e …