Nga Nol Sedefi: Ja kush është Kastriot Berissa, kryetar i Lëvizjes Kombëtare “KASTRIOTËT E SHQIPËRISË” dhe Komandant Suprem i Gardës Kombëtare “KASTRIOTËT E SHQIPËRISË”

Më 19.02.1984 lindi Tahir Veliu kurse
më 19.11.2017 vdiq Tahiri vetëm 6 ditë pas largimit nga Atdheu, e rilindi KASTRIOT BERISSA. Gjatë 6 vdekjeve klinike i shfaqet HYJNORI Arbëror 🔯 Gjergj KASTRIOTI dhe e ruan sikurse t’birin për 9 ditë. Edhe pse pëson 9 sulme të ndryshme; gjakderdhje në kokë, mbi 28 shufra në këmbën e djathtë, lëndim të rëndë në vokalet të zërit e cila gjendje ja pamundëson që për mbi dy muaj të flas, ndërsa pas 36 ditëve në gjendje kome në harresë totale zgjohet edhe më i fortë se kurrë.

Akoma më hyjnor është fakti që vrasja e mbetur në tentativë e kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu ndodhi në mërgim ku ai së bashku me familjen e tij kishte jetuar që nga viti 1999 deri në vitin 2017, pra plotë 18 vite në mërgim, por siç tregon z. Kastriot Berissa kur u zgjua nga gjendja e komës, ai me mendje ishte përball Shqiponjës në Tiranë; simbol i cili pastaj është hequr nga kriminelët e politikës që janë në krye të shtetit mëmë.

Gjithë kjo ngjarje tragjike në këtë datë e me gjithë këto numra të gërshetuara së bashku tregojnë që asgjë nuk është e rastësishme po e llogaritur me saktësi Hyjnore nga një fuqi që të gjithë Universin dhe jetën në të e ka krijuar me po të njejtën saktësi.

Shiko poashtu

Të dhunuarave gjatë luftës pandemia iu “ktheu” tmerrin, s’gjetën mbështetje nga shteti

Marsi, prill e maji po i kujton Kosovën e përgjakur të dy dekadave më parë. …