Kalorësi hyjnor i Dardanisë

Gjatë punimeve bujqësore brenda mureve rrethuese të qytetit të antik të Ulpianës (gjendet 8 km larg Prishtinës), në jugperëndim të tij u zbulua një stelë mermeri më epitaf, e cila ka vlerë jashtëzakonisht të madhe për njohje të kulteve, të antroponimisë dhe artit të Ulpianës në veçanti dhe të Dardanisë në përgjithësi (fig.1). Stela është e dëmtuar pjesërisht në të gjitha anët. Është përmasash 70 x40 x 25cm. Ka trajtë pesëkëndëshi. Përbehet nga edikula dhe fusha mbishkrimore. Në edikulë është skalitur portreti i kalorësit duke kalëruar. Ai është veshur më një këmishë të shkurtër, sipëri së cilës ka hedhur klamidën e cila e stilizuar në trajtë të tri flatrave valëvitet mbi shpinë.

Kalorësi është i armatosur dhe i kthyer frontalisht. Më dorën e djathtë të ngritur lartë mbanë heshtën e përgatitur për sulm, ndërsa në brez e ka venë thikën. Kali është dhënë në pozicioni vrapimi dhe pajisur më takëmin e tij, shalë dhe frerë. Në profil nën barkun e kalit është skalitur qeni i gjahut i cili shoqëron të zotin poashtu i dhënë në pozicion vrapimi. Cilat janë figurat tjera që shoqëronin kalorësin, derri i egër apo ndonjë figurë tjetër, për shkak të dëmtimit të stelës është vështirë të dihet. Megjithatë mbi këmben e majtë të përparme të kalit vërejmë kokën e gjarprit.

Në fushën mbishkrimore (30 x 21 x 10cm) është skalitur epitafi i shkruar më shkronja të mëdha dhe të hijeshuara me serife në disa rreshta. Lartësia e shkronjave 2 – 4cm. Liguaturat në përdorim në rreshtin e katërt AV dhe në rreshtin e pestë LI. Shkurtesat janë ndarë me shenja pikësimi në formë të shigjetës. Ruhen të plotë tre rreshta. Ndërsa janë dëmtuar pjesë të rreshtit të katërt dhe te pestë.

Epitafi : FL.PAETINUS/VIX.ANN. XV./H.S.E./FLAVI. LYCA…/CORNELI…

Lexohet: T. Fl(avius) Paetinus / Vix(it) Ann(is) XV/ H(ic) S(itus) E(st) /Flavi Lyca(i)/Cornel(ia?)…

Mbishkrimi dëshmon që djaloshit T. Flav Petinit të vdekur në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare përmendoren ia ngritën i ati, me gjasë nëna Cornelia dhe ndonjë anëtar tjetër i familjes. Cilat ishin të bëmat e djaloshit për tu përjetësuar në mermer, mbrojta e nderit të familjes apo lufta kundër armikut. Këtë nuk e ep mbishkrimi. Gentilici Flavius i shkruar dy herë, se pari në cilësinë e nomenit dhe se dyti në cilësinë e pranomenit është tregues që të paret e djaloshit, të drejtën e qytetarisë së lirë, të Perandorisë Romake e kishin fituar në fund të shek. I pas Krishtit, gjatë sundimit të dinastisë së Flavëve. Ndërsa monumenti sipas stilit të germave do vendosur në fillim të shek. III pas Kr.

Bartësit e mbishkrimit ishin më origjinë ilire. Këtë e përligj nomeni i antroponimisë ilire Lycus,  i dhëne në trajtën Lycai.  Ky emër në Ilirinë Veriore dëshmohet në trajtat Liccaius, Liccai, Liccaius, Licco etj., ndërsa në Dardani në trajtën Lucus (Lucae) dhe Licco (Licconis).

Kulti i kalorëseve shfaqet qysh në epokën parahistorike, ndërsa adhurim më të madh gjënë në antikitet. Jam i mendimit që kalorësi i Ulpianës paraqet heroin e hyjnizuar sipas shembullit dhe kuptimit të hyjit dardan Tato. Monumentet i hyjit Tato më ikonografi kalorësi është dëshmuar në Bulesavc të Vranjës (Serbi) dhe në mbishkrimin e një altari votiv në qytezën dardane të Kleçkës së Malishevës (Kosovë). Adhurohej si perëndi i stërgjyshërve, pajtor i shtëpisë, i vatrës dhe i fisit.

Shiko poashtu

Aleksandri i Madh fliste shqip, me të ëmën, Olimpinë.

«E NUK DUHET TË HABITENI SHUMË, NËSE SHIHNI SHPESHHERË SHQIPTARIN MES TË LËVDUARVE ANEKËND DHÈUT, …