Opinionisti dhe njohësi i çështjeve politike në Maqedoni Sulejman Mehazi, i ka dërguar një porosi ish-kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Ai ka thënë se tani më Kurti nuk ka “të drejtë të përzihet në punët e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore”, pasi sipas tij, ata tani kanë tre deputetë më shumë se Lëvizja Vetëvendosje.
Reagimi i plotë i Mehazit dërguar në “Bota sot”:
Letër e shkurt Albin Kurtit
I nderuar Albin Kurti, tani e tutje nuk të jepet e drejta të përzihesh te shqiptarët e Maqedonisë Veriore që kanë tre deputetë më shumë se partia juaj në Kosovë, ju 30 deputetë, kurse shqiptarët e Maqedonise 33 deputetë.