Ambasadori palestinez në Beograd: Serbia nuk e ka pushtuar Kosovën. Palestina nuk e njeh Kosoven

Shkruan: Fahri XHARRA

Arabët mbështesin Serbinë, por asnjëherë pavarësinë e Kosovës, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. “Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”, kështu mendon ambasadori palestinez në Beograd 9.

Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falënderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autoritetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestinez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. “Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet myslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione.

Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe myslimanëve e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin”. Kështu mendon ambasadori palestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështet fuqishëm palestinezët, ai thotë se “tani edhe Serbia na mbështet”. Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.

Shiko poashtu

Të dhunuarave gjatë luftës pandemia iu “ktheu” tmerrin, s’gjetën mbështetje nga shteti

Marsi, prill e maji po i kujton Kosovën e përgjakur të dy dekadave më parë. …