Ne, bijtë e Shqipërisë, duhet ta shpëtojmë atdheun nga shpërbërja

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike(dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Çfarë ndodh kur shërbëtorët e shtetit bëhen zot i saj dhe e përdorin shtetin për qëllimet e veta?

Autoriteteve joligjore të dy shteteve tona të dështuara u është dhënë një fuqi jo vetëm mbi qytetarët, por edhe mbi sistemin. Ata kanë marrë kontrollin e asaj që është ideja themelore e baballarëve kushtetues – që institucionet duhet të mbajnë njëri-tjetrin nënkontroll, në mënyrë që shpërdorimi (abuzimi) të korrigjohet. Abuzimi është bërë sistemi. Kjo është pasoja kur shteti udhëhiqet (është kapur) nga shërbëtorët e pabesë.   

***

“Përçaj dhe sundo” është një parim politik që synon t’i bëjë kundërshtarët e tyre të mos pajtohen me njëri-tjetrin, për t`i bërë ata më të dobët ashtu që t`i zotërojnë më lehtë individualisht. 

Vitet e fundit, Shqipëria është helmuar nga përçarjet ideologjike, politike, fetare. Secili e lufton secilin. Dikush nga jashtë, me ndihmën e dobiçëve kriminelë shqipfolës dirigjon për shpërbërjen e kombit tonë:• Ta varfëroj sa më shumë popullatën ashtu që,• Shumica e të rinjve të shkojnë jashtë vendit• Ata që mbeten brenda, përmes keqpërdorimit të fesë të tjetërsohen në grekë dhe “mysliman딕 Vendi të mbushet (trashëgohet) me “refugjatë” arabik, aziatik dhe afrikan që brenda pak viteve do të ndryshojnë plotësisht demografinë…

***

Ti mund të heqësh dorë, të ndjehesh keq për veten tënde dhe të pranosh në mënyrë pasive atë që mund të marrësh. Ose mund të përpiqesh të vendosësh se çfarë duhet të përmbajë jeta jote.

Shqiptarët kanë nevojë për një unitet, bashkim të fortë dhe pandashëm që mbështetet në tiparet-veçoritë thelbësore të natyrshme dhe përhershme, sidomos vetitë dalluese të gjuhës dhe karakterit, pamja e veçantë e fytyrës, të mos harrojnë kurrë historinë dhe prejardhjen tonë të lashtë krenare pellazge-ilire dhe të luftojnë përherë për interesat apo qëllimet e përbashkëta, Zoti i tyre të jetë një lidhje e ngushtë vëllazërore ku edhe anët e ndryshme janë në përputhje të plotë. Kështu të bashkuar e unifikuar, nuk do të munden kurrë për të na poshtëruar dhe shkatërruar. 

Më në fund, interesat shqiptare duhet të përfaqësohen nga dikush që në damarët e tij ka gjak shqiptari, mendon me kokën e tij, i cili ka forcën e besimit ndaj vendit të tij dhe popullit të tij, ndershmëri, qëndrueshmëri, i cili fut siguri te njerëzit, udhëheq me shembullin personal, mbush me entuziazëm dhe interesat kombëtare e të cilit janë mbi të gjitha interesat e tjera, sidomos mbi ato partiake e fetare.

Atëherë mund të përfundojmë se cila, në atë kuptim, ishte vlera e nderit dhe dinjitetit njerëzor për të cilin heroi më i madh gjithë-shqiptarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu (i njohur në gjithë botën) dhe pasuesit e tij luftuan për të arritur dhe në kohën më të vështirë.

Shpërbërja e kombit shqiptar është, në të vërtetë, vetëm një në një seri projektesh serbe, greke, turke, ruse që përmes tradhtarëve shqipfolës me përkatësi etnike të turbulluar, sidomos përfaqësuesve fetarë – priftërinjve ortodoks dhe hoxhallarë – përpiqen ta bëjnë sa me më shumë gjemba të jetë e mundur.

***

Tendenca midis shqiptarëve është përpjekja ta kuptojnë njëri-tjetrin sa më mirë. Janë vetëm politikanët oportunistë që mendojnë në kategoritë fisnore dhe që janë plotësisht të izoluar nga problemet e popullit të tyre Ata janë “njerëz” që përçmojnë Kombin e tyre dhe Vendin e tyre dhe që, për shkak të ambicieve politike, shfrytëzojnë qëndrime në vetëdijen e popullit tonë për të arritur qëllimet e tyre politike oportuniste dhe shuajnë etjen e tyre për pushtet dhe mbizotërim politik.

Ne kemi shumë prova që ndjenja kombëtare gradualisht është bërë e gjallë te shqiptarët. Uniteti kombëtar në luftën kundër shtypësve është një shprehje që do ta dëgjojmë pa pushim në të ardhmen e afërt.

***

Shqiptari kurrë nuk e ka ndjerë veten aq fort se kur është jashtë vendlindjes, prandaj shprehja Atdhe është e mahnitshme për të, kjo ritet fortë e më fortë në zemrat tona, gjithashtu edhe dashuria ndaj vendit tonë, Shqipërisë etnike. Unë do të shpreh shpresën se nuk do të kalojë një kohë e gjatë të jemi në gjendje për të treguar rrugën dhe do të krijojmë një Shqipëri vërtetë të lumtur, që të gjithë të mund të jenë krenar për të jetuar në te, dhe që të gjithë të ndihen në shtëpi, në një Shqipëri të rehatshme. 

Sot i thash gjyshit tim, ish oficer dhe pjesëmarrës në shumë luftëra: 

Gjyshi, Shqipëria jonë gjendet buzë greminës, për fat të keq nuk janë oficerët në ushtrinë shqiptare ata që vendosin kufirin, vijën e kuqe për politikë-bërësit sesi duhet të kontrollohet vendi – por mund të ketë qenë një zgjidhje më efektive dhe më e mirë.

Po nipi im, këtu jemi plotësisht dakord, përkohësisht vendi do të ishte qeverisur më mirë nga disa gjeneralë në prapaskenë, sesa këta feministë të  dy gjinive, hajnave, servilëve të armiqve, analfabetëve, gjelave gjunjëzuesmashtruesve dhe tradhtarëve. Gjenerata jote duhet ta shpëtojë Vendin nga shpërbërja, patjetër. ” – ishte përgjigja e gjyshit.

***

Disa ditë më parë vdiq nëna 63 vjeçare e një prej miqve të mi më të mirë Guran Neritani. Mjeke, e infektuar nga pacientët që i trajtonte në një spital nga virusi kinez. Miku-kolegu im dhe dy motrat e tij, që nga fëmijëria e hershme, u rritën pa babanë i cili vdiq në një aksident automobilistik. E ndaj dhembjen me mikun tim dhe të afërmit.  

Miqtë e mirë janë engjëj që na ngrenë lartë  përsëri kur krahët tanë kanë harruar se si është të fluturosh.

Gjithkush ka të drejtë për kujtime. Është momenti që edhe unë të përshëndes disa kolegë  të mi nga Akademia Ushtarake, vëllezërit e fushëbetejës: 

Të dashur miq, vitet që ne i kaluam bashkarish ishin vite të mira dhe të këqija. Ato ishin vitet e aktiviteteve dhe letargjisë (përgjumjes), vitet e respektit dhe të moskuptimeve, vitet e miqësisë dhe zemërimit, largimit dhe mbërritjes, shpërblimit dhe dënimit, qortimit dhe faljes, vitet e gëzimit dhe trishtimit. Kishte gjithçka me përjashtim të urrejtjes.

Ne së bashku mësuam, u edukuam dhe u jemi përmbajtur parimeve-rregullave. Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do tëgënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

Kujtimet rikthehen.

Në shtator 2012, me disa miq (midis tyre Gurani), koleg nga Akademia Ushtarake dhe bashkëluftëtarë të mi me prejardhje shqiptare të lindur në Australi, Amerikë dhe Kanada, afër dy muaj i kaluam “pushimet” në Vendin e Zemrave tona. Stërvitemi. Ditë e natë, ngjitemi pa pushim në bjeshkët madhështore të jugut dhe zhytemi në ujërat e kaltra të Ksamilit (Sarandës). Ne, bijtë e Shqipërisë.

Natën e fundit para ikjes, në ditarin tim shkrova:Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në tokën tënde të shenjtë, kur vera e lënë vendin…

Shiko poashtu

ETIMOLOGJI: Domethënia e Ylberit

Nga Kastriot BERISHAJ Jeni duke i nderuar dhe përmbushur premtimet e bëra për bashkimin e …