Shqiptari Dritan Abazoviç merr dikasteret e sigurisë, acarohen nacionalistët serbë

Qeveria e re e Malit të Zi, e cila konfigurohet zyrtarisht ditën e diel, ka marrë formën e saj dhe siç bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, gjithçka është arritur në momentin e fundit pas presionit të komunitetit ndërkombëtar.
Shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA dhe ka 4 deputetë vitalë për mazhorancën e re do të mbajë dikasteret e Sigurisë; ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Këtë opsion e kanë kundërshtuar fuqishëm partitë proserbe, por në fund ka qenë presioni i madh ndërkombëtar që ka ndikuar për tu tërhequr.

Ende nuk dihet nëse në krye të këtyre dikastereve do të ketë ndonjë shqiptar etnik, deri tani Dritan Abazoviç ka bërë të ditur se do të delegojë ekspertë dhe jo politikanë në postet e reja ministrore.

NATO dhe vendet e Perëndimit kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë.
Marrëveshja përfundimtare mbi programin dhe vendimet e personelit është planifikuar për 30 Tetor.

Krerët e “Demokracisë së Re Serbe dhe Partisë Socialiste të Popullit mund të jenë ëvendëskryeministra.

Kurse radikalët e Frontit Demokratik pritet të marrin nënkryetarin e Kuvendit. Megjithatë partia radikale në koalicionin që drejton kryeministri i ri, Lëvizja për Ndryshime bëri të ditur se udhëheqësi i tyre Nebojsha Medojeviç duhet të emërohet për një pozicion në sektorin e sigurisë.

Fronti Demokratik do të derjtojë ministrinë e Arsimit, ku do të emërohet serbja  Branka Boshnjak, kurse Branko Raduloviç do të emërohet ministër i Zhvillimit.

Shiko poashtu

Të dhunuarave gjatë luftës pandemia iu “ktheu” tmerrin, s’gjetën mbështetje nga shteti

Marsi, prill e maji po i kujton Kosovën e përgjakur të dy dekadave më parë. …