Ish-ushtari serb për krimet në Kosovë: Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në shkritoren e Smederevës

Ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar disa detaje tronditëse se si janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1998-1999.

Ish-ushtari serb ka thënë në RTV Dukagjini se ka dëshmitarë se një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë ku janë djegur në shkritore.

“Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë, në shkritore. Ashtu siç i kanë shkrirë tanket dhe pajisjet luftarake janë shkrirë edhe kufomat”.

Për mungesën e dëshmive, ish-ushtari serb tha se shumë pak njerëz kanë marrë shënime.

“Ne nuk kemi pasur aparate fotografike. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë”.

Ai thotë se në një terren ku kanë operuar nuk e kanë ditur që ka pasur varrezë masive.

“Bëhet fjalë për 140 njerëz që janë vrarë”, ka treguar më tej ish-ushtari serb./ Telegrafi

Shiko poashtu

Të dhunuarave gjatë luftës pandemia iu “ktheu” tmerrin, s’gjetën mbështetje nga shteti

Marsi, prill e maji po i kujton Kosovën e përgjakur të dy dekadave më parë. …