Qeveria i nis kërkesë presidentit për hapjen e misionit diplomatik në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, me ç’rast është dhënë pëlqimi që të dërgohet kërkesa te presidenti për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nisur për media nga ekzekutivi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me Ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dha pëlqimin e tij për të dërguar te Presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael”, thuhet në njoftim.

Hoti, sipas njoftimit të Qeverisë, ka theksuar se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Shiko poashtu

Familja Jashari kundër idesë së Lajçakut: Ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj është Serbia, e jo Kosova

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se është Serbia ajo që duhet …