Harta e turizmit kulturor e Shqipërisë pasurohet me 15 monumente

Janë 15 objekte të tjera kulti nëpër Shqipëri të cilat janë restauruar falë programit kombëtar “Rrugët e Besimit”. Ato sivjet i shtohen itinerarit turistik të shtetit shqiptar. Një prej tyre është Kisha e Shën Gjergjit në Libofshë të Fierit. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. 

“Këtë verë mirëpresim turistët me rreth 15 destinacione të reja turistike të objekteve të kultit në të gjithë Shqipërinë, me histori dhe vlera të veçanta”, citohet të ketë thënë ministrja Margariti. “552 milionë lekë (4.4 milionë euro v.j.) është investimi në katër vjet në ‘Rrugët e Besimit’, program që ka për qëllim jo vetëm për t’i shpëtuar si trashëgimi kulturore, por edhe për t’i kthyer në itinerare turistike”.

“Rrugët e Besimit”, sipas saj, “po zgjerohet me zona të rëndësishme si Pogoni, Voskopoja, Kosina, Karavastaja, Labova, Delvina, që ecin paralel me programin ‘100 Fshatrat’”.

Ministria e Kulturës, sipas saj “e ka gjithmonë në vëmendjen e saj kryesore bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm, ku një vend të veçantë zë bashkëpunimi me pushtetin vendor, si në rastin e Kishës së Shën Kollit në Kurjan, një bashkëpunim i shkëlqyer me Bashkinë e Roskovecit”.

Turizmi kulturor, sipas ministres Margariti, “është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës”./Koha.net/Kastriotët.AL

Shiko poashtu

‘Baba i vërtetë nuk është ai që paguan faturat, por ai që e kupton se familja vjen para gjithçkaje’

Çdo burrë mund të bëhet baba. Çdo burrë mund të gjenerojë një fëmijë. Megjithatë, veç …

Leave a Reply