Home / Histori / Hasan Prishtina, ideologu kryesor i luftës për liri dhe pavarësi kombëtare

Hasan Prishtina, ideologu kryesor i luftës për liri dhe pavarësi kombëtare

Shkruan: Prof. Dr. Hakif Bajrami

Ekskluzive: PLANET SEKRETE PËR KRIJIMIN E “VATIKANIT II” NË STAMBOLL, PËRMES LUFTËS “ÇLIRIMTARE” SHQIPTARE 1909-1914 (8)

Hasan Prishtina i shkruante mikut tij, Bedri Pejanit, nga Vjena në vitin 1918 se: “Asnjë vend në botë nuk okupohet për të sjellë lumturi dhe përparim”

Në këtë monografi është botuar për herë të parë telegrami i Hasan Prishtinës dërguar kryetarit të SHBA-së që më vonë duhej të ishte në Paris. Telegrami mban datën 18 qershor 1918 dhe është botuar në Revynë për mbrojtjen e interesave shqiptare në Lozanë më 15 janar 1919, në kohën e duhur. Në telegram Hasan Prishtina nuk kërkon troje të huaja nga presidenti i SHBA-së, por kërkon të njihet realiteti në tërë Gadishullin Ballkanik, duke kërkuar që të njihet Shqipëria etnike nga Konferenca e Paqes (dokumenti është botuar shqip për herë të parë në librin: Branislalv Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2014, f. 352/53).

Në vitet e fundit janë shkruar edhe dy monografi të reja për Hasan Prishtinën. E para ka ardhur nga prof. dr Branisllav (Branko) Sinadinovski, Hasan Prishtina , Shkup 2014 f. 448. Ky publikim shquhet me të dhëna të reja që nuk gjinden në monografitë e tjera. Në këtë monografi autori ka mbajtur qëndrimin objektiv shkencor se Hasan Prishtina më 28 XI 1912 ishte në Burgun e Beogradit. Kjo monografi e ka vlerën e vet të lartë jo vetëm shkencore, por edhe nga shkaku se vjen prej një studiuesi që me profesion është diplomat. Të kuptohemi, Branisllav (Branko) Sinadini është shqiptar i konfesionit ortodoks dhe njëherësh prijës shpirtëror i kësaj popullate ariane shqiptare në Maqedoni. Kjo popullatë, mjerisht është keqpërdorë nga qarqet kishtare ortodokse serbe dhe maqedonase dhe në kohën e fundit po zgjohet si feniksi, falë punës së të nderuarit Branisllav Sinadini. Në këtë monografi është botuar për herë të parë telegrami i Hasan Prishtinës dërguar kryetarit të SHBA-së, që më vonë duhej të ishte në Paris. Telegrami mban datën 18 qershor 1918, dhe është botuar në Revynë për mbrojtjen e interesave shqiptare në Lozanë më 15 janar 1919, në kohën e duhur. Në telegram Hasan Prishtina nuk kërkon troje të huaja nga presidenti i SHBA-së, por kërkon të njihet realiteti në tërë Gadishullin Ballkanik, duke kërkuar që të njihet Shqipëria etnike nga Konferenca e Paqes (dokumenti është botuar shqip për herë të parë në librin: Branislalv Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2014, f. 352/53).

Studim me të dhëna të reja

Edhe Prof. Dr. Xheladin Shala, me veprën “Hasan Prishtina, vështrim i shkurtër atdhetarie, Prishtinë 2014, f. 194, prezanton jetën realiste dhe veprimtarinë politiko-patriotike të Hasan Prishtinës, duke e nxjerr si ideologun kryesor të luftës për liri dhe pavarësi kombëtare. Edhe Prof. Dr. Xheladin Shala e dokumenton jo vetëm këtu se Hasan Prishtina ishte më 28 nëntor 1912 në Burgun e Kalemagdanit në Beograd e jo në “Parlamentin osman”, që në këtë sesion parlamentar që kishte startuar më 18 prill 1912, nuk ishte zgjedhur deputet fare.

Studimi ynë është komplet një shikim i ri për historinë shqiptare gjatë viteve 1910-1916. Prandaj, si i tillë nuk do të publikohet në tërësi në shtyp, sepse orientimet janë të botohet libër dokumentar, me referenca që nuk janë “shijuar” kurrë nga asnjë hulumtues shkencor. Pse? Përgjigjen do ta japi libri, por jo ata historianë, që kanë marrë grada me nga një libër dhe shtetet shqiptare i nderojnë, sepse mrizojnë me dekada nëpër poste akademike dhe politike, pa hy në arkiva kurrë. Deri kur? Nuk na ka ma faj nepotizmi komunist as poltronizmi që aplaudon në çdo regjim.

Të përfundojmë. Ky studim është nxjerrë nga monografia: FILOZOFIA POLITIKE DHE KOMBËTARE E HASAN PRISHTINËS DHE ADEM DEMAÇIT , gjatë shekullit XX. Lidhur me këtë, për Hasan Prishtinën mund të konkludojmë se e kishte devizë të jetës: “Nuk shitet as nuk blihet, sepse nëse shitesh, ma pazar nuk ka dhe ma nuk vjen askush me të ble në pazar, duke i lejuar pazargjisë të japi premtime, për fitoren e çështjes. Me u shitë do të thotë me marrë para dhe me e tradhtuar kombin-atdheun; me u ble do të thotë me premtuar kërkesa që i ke shfaqur nga dikush që do me të ble. Në këto lojëra diplomatike –filozofike, së pari Hasan Prishtina e donte Shqipërinë 4+1=5. I donte katër vilajetet ku mund të ishte edhe Selaniku, që do ta përbënin Shqipërinë etnike dhe linguistike. Interesi i kombit në ballë, interesi personal shumë larg tij nën hije, sepse duhet të jetojmë dhe ta përtërijmë jetën, familjen, kombin, por kurrë jashtë trojeve tona. Ne nuk kemi asnjë interes të gllabërojmë troje të të tjerëve. Kjo është deviza jonë politike për miqtë dhe armiqtë tanë”. (Hasan Prishtina në bisedë me Ibrahim Gjakovën para se të nisej Fan Noli me Bedri Pejanin dhe Ibrahimin për Moskë më 1927. Deklaratë e Ibrahim Gjakovës në burgun që iu përgatit në Shqipëri dhe në Kosovë më 1947).

Çka i shkruante Prishtina Bedri Pejanit

Hasan Prishtina i shkruante mikut tij Bedri Pejanit nga Vjena më 1918 se: “Asnjë vend në botë nuk okupohet për të sjellë lumturi dhe përparim, përpos shfarosje, shkatërrim dhe shpërngulje. Në Vjenë, prapa syve tanë zhvillohet një luftë meskine që do të ishin këta zotërinj të lumtur se nuk do të na shihnin si komb mysliman, të paktën këta luftojnë të mos u duken si pengesë fizike”. Në këto valë politike po sjellim një konkluzë që kishin bëri Princi Pavle i Mbretërisë Jugosllave dhe Konti Çano (Ministër i Punëve të Jashtme të Italisë) më 1937. Princi Pavle: “Ju po më propozoni ta ndajmë Shqipërinë, por tani për tani sipas statistikave ushtarake i zotërojmë diku mbi  1 500 000 shqiptarë. Ne jemi në proces që këta t` i largojmë me ndihmën e Turqisë. Por është e mundur në çdo kohë kryengritja e tyre, sepse këta shumë më tepër se sa ne të krishterët e kanë luftuar Stambollin. Nëse i largojmë me sukses, atëherë i vjen radha çështjes që e propozoni Ju zotëri. Problemi tjetër është se nëse e okupojmë gjysmën e Shqipërisë ne e gjysmën Ju, shqiptarët te ne do të bëhen Kombi i dytë në Mbretërinë Jugosllave. Ne nuk kemi ambicie të thellohemi më tej në Shqipëri, pa e zgjidh çështjen e shqiptarëve në ish-Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Ne kemi tani probleme agrare dhe politike me këtë popullsi muskulore në Jug. Nëse i shpërngulim në Anadoll, atëherë mund të bisedojmë dhe të bëjmë plane së bashku se si do të sillen grekët dhe bullgarët bie fjala për këtë çështje. Por, një fakt ta dini se Rusia bolshevike sot me atë Kominternin e përhapur kudo nëpër Evropë, janë në ofensivë që ta zgjidhin çështjen shqiptare, që ta bëjnë Shqipërinë ashtu si kërkonte Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, e besa më së shumti Ismail Qemali. Kam pasur rastin të takohem dy herë me zotëri Mehmet Konicën. Ai ishte partizan i flakët i Komitetit Kosovës. Me të kemi zhvilluar bisedime të “sinqerta”, por, posa e kemi prekur në çështjen kombëtare, ai ka marrë tjetër ngjyrë në pamje. Prandaj, shqiptarët janë formuar si komb dhe ma nuk mund të kryejmë punë sikurse më 1878, kur e kishim bekimin e plotë të Evropës në Berlin, por edhe në Londër më 1913 dhe Versajë më 1919. Tani çështjet kanë ndryshuar. Ne nuk kemi interes të kemi një Kosovë të dytë, pa e zgjidh çështjen nacionale dhe agrare në këtë Kosovën, brenda kufijve që na i ka pranuar Konferenca e Versajës më 1919. Tani dihet se Hasan Prishtina më nuk është ndër të gjallët (është vrarë nga dora tradhtare e zgjatur e Ahmet Zogollit në Selanik-HB) dhe shumë më lehtë do ta kemi që ta realizojmë Planin që e kemi iniciuar më 1926, tri vite pasi që është akorduar Marrëveshja e Lozanës Turqi-Greqi, për ndërrim të popullsisë në bazë të religjionit”. (AJ. Fondi : Millan Stojadinoviq, Signatura 37, viti 1937, Biseda Princi Pavle me Kontin Çano, për ndarjen e Shqipërisë”). Qeveria e Millan Stojadinoviqit bazohet në vijim në prononcimin e Princit Pavle dhe akordoi Konventën Jugosllavo- Turke definitivisht më 1938, duke synuar shfarosjen e popullsisë shqiptare në këto rrethe: Banovina e Vardarit-Rrethet – Sharrin, Drgashin, Therandën, Ferizajn, Tetovën, Gostivarin, Rostushën, Dibrën, Strugën, Prishtinën, Kaçanikun, Gjilanin, Preshevën, Resnjën, Ohrin, Kërçovën, Brodin Jugos, Prilepin, Morihovën e Manastirit, Manastirin, Kavadarin, Negotinin në Vardar, Shkupin, Kumanovën, Velesin, Ovçe Polën, Shtipin,Koçanën, Radovishtën, Strumicën Dojranin, Gjevgjelinë, Kriva Pllankën, Kratovën, Fshatin Carevo, Berovën. Në këto rrethe konsiderohej se jetojnë shqiptarët dhe duhej me detyrim të shfarosen dhe të nacionalizohen me sllavë të ritit ortodoks.

Donin shkatërrimin e shqiptarëve

Në Banovinën e Zetës planifikohej të shfarosen rrethet e banuara me shumicë absolute shqiptare, si: Peja, Istogu, Mitrovica, Gjakova, Rahoveci.

Në Banovinën e Moravës planifikohej të shfarosen sipas Konventës Jugosllavo-Turke këto rrethe me shumicë absolute shqiptare: Drenica, Vushtrria dhe Llapi. Shfarosja-spastrimi do të fillonte më 1930 dhe do të mbaronte më 1944.( Shiko nenin 2 dhe 4 të konventës në origjinal në DASIPB, Përfaqësia jugosllave në Stamboll 1939; Konventa është botuar më 1980 për herë të parë në “Gjurmime Albanologjike” , seria e shkencave historike, ndërsa më vonë është ribotuar disa herë, madje më 2013 si libër në Prishtinë. Vetëm Lufta e Dytë botërore e ka penguar këtë tragjedi shqiptare të pazareve serbo-turke, të cilat janë përtërirë edhe më 1953 nga qeveritarët masonë; Tito-Bajar në Split. Edhe ky akord “xhentëlmen” është botuar në tërësi. Pasojat dihen.

Prishtina dhe Demaçi, rreshtimi drejt ardhmërisë

E vërteta, plane dhe elaborate do të bëhen edhe më vonë për shfarosjen e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Shqipërisë. Por shkolla e Rilindësve, shkolla e Hasan Prishtinës e kishte arritur provimin e pjekurisë, pa marrë parasysh problemet që kurrë nuk do të ndalen. Duhet të organizohemi, të punojmë, ta ndajmë punën, t`i ndajmë funksionet dhe të na bashkojë në një front: një gjuhë, një komb, një atdhe, thoshte Hasan Prishtina dy muaj para se të vritej me atentat, në Selanik më 1933, të cilin ëndërronte ta bëjë kryeqytet të Shqiptarisë. Ata që e vranë duhet të mallkohen edhe pse në kohën e fundit janë ngjallë n’emër të demokracisë. Po ku ka demokraci me kriminel që janë në gjendje të shitën pas çdo flamuri dhe pas çdo paraje dhe premtim froni, prej të cilit pastaj zbritet me turp të turpit. Hasan Prishtina sot është i ringjallë nëpër shkolla dhe bulevarde. Emri i tij është në zemrat dhe trurin e 220 000 studentëve shqiptarë anekënd trojeve shqiptare. Së bashku, Hasan Prishtina me veprën jetësore të Adem Demaçit, mbesin shpresa dhe rreshtimi i shqiptarisë në ardhmëri./Epoka e Re/Kastriotët.AL

Loading...
Loading...
Loading...
Loading...

Shiko poashtu

Pilis, “P’lisi” – Etimologji – Magjike gjuha shqipe!

Shkruan: Aleksander HASANAS Dihet e njihet nga të gjithë se kjo lloje Kësule prodhohet krejtësisht …

12 comments

  1. fortnite free v bucks

    I am extremely impressed with your writing skills and also with
    the layout on your weblog. Is this a paid theme or
    did you customize it yourself? Anyway keep up the nice quality writing, it’s rare to see a great
    blog like this one nowadays.

  2. Howdy! I’m at work surfing around your blog from my new
    iphone 4! Just wanted to say I love reading your blog and look forward to all your posts!
    Carry on the outstanding work!

  3. Today, I went to the beach with my children. I found a sea shell and gave
    it to my 4 year old daughter and said “You can hear the ocean if you put this to your ear.” She put the shell to her ear and screamed.
    There was a hermit crab inside and it pinched her ear.
    She never wants to go back! LoL I know this is completely off topic but I had to tell someone!

  4. You have made some decent points there. I checked
    on the net for additional information about the issue and found most people will go along with your views on this web site.

  5. Thanks designed for sharing such a nice opinion, post is pleasant, thats why i
    have read it fully

  6. Sweet blog! I found it while searching on Yahoo News. Do you have
    any tips on how to get listed in Yahoo News? I’ve been trying for a while but I never seem
    to get there! Many thanks

  7. This is my first time pay a quick visit at here and i am in fact
    pleassant to read all at alone place.

  8. Fine way of telling, and good article to get facts about my
    presentation focus, which i am going to convey in school.

  9. I’m really impressed together with your writing abilities as smartly as
    with the structure to your weblog. Is this a
    paid topic or did you modify it your self? Either way keep up
    the excellent high quality writing, it’s uncommon to see a nice
    blog like this one nowadays..

  10. Excellent weblog here! Also your site rather a lot up fast!
    What host are you the use of? Can I am getting your affiliate link to your host?
    I wish my website loaded up as fast as yours lol

  11. Appreciate this post. Let me try it out.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *